Pas divorcit me Jeff Bezos, gruaja më e pasur në botë martohet me një mësues!

Mar 8, 2021 | 15:44
SHPËRNDAJE

Miliarderja MacKenzie Scott, një nga njerëzit më të pasur në botë, është martuar sërish pas divorcit të saj në 2019-ën me themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos.

MacKenzie scott (4)

Ajo është martuar me Dan Jewett, një mësues shkencash që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj, raporton “CNN”.

“Wall Street Journal” ishte i pari raportoi për martesën të dielën. Biografia e saj në “Amazon” gjithashtu vë në dukje se Scott “jeton në Seattle me katër fëmijët e saj dhe me bashkëshortin, Dan”.

MacKenzie scott (2)

Martesa vjen pasi Scott dhe Bezos u divorcuan pas 25 vitesh të martuar. Marrëveshja për divorcin e bëri atë pjesë të njerëzve më të pasur në Tokë, duke mbajtur aktualisht një pasuri prej 53 miliardë dollarësh, sipas “Forbes”, pasi mori një të katërtën e aksioneve të Bezos në “Amazon”.

Scott ka dhënë miliarda dollarë si pjesë e një plani për të dhuruar shumicën e pasurisë së saj. Në dhjetor, për shembull, ajo dhuroi 4.2 miliardë dollarë për 384 organizata.

Në një deklaratë në faqen e internetit të “Giving Pledge”, Scott tha se planet e saj për këtë nuk kanë ndryshuar.

Jewett tregoi se planifikon të ndjekë shembullin e saj. Ai tha se synon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura