Pas diellit vjen ftohti. Meteorologët: Ulen temperaturat, ja kur pritet dëborë

Nov 13, 2018 | 13:27
SHPËRNDAJE

Pas nje moti te ngrohte, mberrijne se fundi edhe ditet e ftohta. Meteoalb njofton se ditet ne vijim do te mbeten te kthejlleta, por me temperatura qe shenojne ulje deri ne -6 grade ne zonat malore. E diela do te riktheje reshjet e shiut, si dhe deboren ne zonet malore. 

moti9-690x380

Parashikimi i Meteoalb 

Ditet vijuese MBETEN në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët POR të ftohte në të gjithë vendin. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët POR e ftohtë. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit SERISH do të pësojnë renie në orët e mëngjesit dhe të mesdites duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore DHE maksimalja të arrijë deri në 18 °C. Ne zonat e uleta dhe bregdetare.

Ditët më të ftohta të javës: E premtja dhe E shtuna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura