Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon rihetim të çështjes, gjykata shtyn sërish vendimin. Pamjet nga brenda gjykatës

Sep 30, 2022 | 13:15
SHPËRNDAJE

Nuk ka mjaftuar as seanca e 6-të gjyqësore që gjykata e Elbasanit të vendosë për dërgimin  në gjyq të dosjes së ish efektivit të Reneas Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

VIDEO

Prokuroria kërkoi  kohë për te shqyrtuar kërkesat e 9 avokatëve dhe pretendimet e tyre për dosjet.

Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë ne orën 12 e 45 Pritet që gjykata të japë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq. Pas këtij vendimi do të vijojë normal procesi gjyqësor.

© Panorama.al

Te lidhura