“Pas dëshmisë së Albert Veliut, Rama ikën para kohe nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin”

May 17, 2018 | 19:45
SHPËRNDAJE

Pas bërjes publike të videos së “dëshmitarit X”, ku Albert Veliu ka dalë më zë dhe figurë duke dëshmuar se është ai personi që ka folur me vëllanë e Fatmir Xhafës, ka reaguar deputeti Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se ‘Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!”sdf

POSTIMI I PLOTE:

Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!

Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama – Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura