Pas dëmtimit dhe infektimit me koronavirus, ja kur mund të jetë i disponueshëm lojtari i Napolit

Jan 13, 2021 | 14:55
SHPËRNDAJE

Për dy muaj, Napolit i është dashur të bëjë pa Viktor Ozimhen. Sulmuesi nigerian pësoi një dëmtim të shpatullës duke prekur nervat e krahut.

ozimhen

Ai gjithashtu doli pozitiv me COVID-19 me tamponin e kryer më 31 dhjetor 2020.

Të hënën ai i’u nënshtrua një testi të ri i cili dha ende rezultate pozitive me koronavirus. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, nesër Ozimhen do t’i nënshtrohet një tamponi të ri.

Ndërkohë, lojtari po stërvitet vetëm në shtëpi dhe duket se dhimbja pothuajse e ka braktisur plotësisht. Kur ai të rezultojë negativ me COVID-19, do të jetë në gjendje t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të shpatullës dhe krahut.

Në rast të asnjë pengese, në fund të muajit ai madje mund të kthehet në stërvitje me grupin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura