Pas deklaratës së Ramës, reagon Bashkia e Tiranës: Kryeministrit i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit

Mar 30, 2015 | 23:19
SHPËRNDAJE

Pas kritikave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj punës së Lulzim Bashës, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, duke e quajtur kreun e qeverisë “më të paaftë dhe mashtruesi politik më ordiner në historinë e Shqipërisë i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit”.

Godina e Bashkise se Tiranes

Sipas reagimit të Bashkisë së Tiranës, Rama betonizoi Tiranën për 11 vite dhe është sot kryeministri që ka krimininalizuar pushtetin, rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë. “I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bashkë me bllokimin e Bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj sot, është në panik sepse ora e përballjes po vjen dhe e pret ndëshkimi nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë”,-thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Më herët, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i PS-së, iu drejtua kryebashkiakut Basha me fjalët “ashtu hyni ashtu doli, kastravec”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura