Pas deklaratës së fortë të Lu për Tahirin, deputeti i PD: Kush ka besim që Rama…

Jan 12, 2018 | 16:37
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave të bëra ditën e sotme nga ambasadori Amerikan Donald Lu për hetim të plotë të çështjes së ish-ministrit Tahiri.

agron-shehaj-768x512

Ai ka mbështetur propozimin e ambasadorit amerikan që hetimi I Saimir Tahirit të bëhet nga prokurorë të FBI-së.

Në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se është shumë mirënjohës ndaj ambasadorit Lu teksa shton se e sheh të domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim.

“Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë? Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Shehaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura