Pas deklaratave të Trump, OBSH: SHBA ka potencialin të bëhet “epiqendra e ardhshme” e koronaviruist

Mar 24, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

confirmed-covid-19-cases-usNjë zëdhënës nga Organizata Botërore e Shëndetit tha se SHBA rrezikon të bëhet epiqendra e ardhshme e shpërthimit të koronavirusit ndërsa ku vend po sheh një “përshpejtim shumë të madh” të rasteve.

Deklarata nga OBSH vjen disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se SHBA “nuk është ndërtuar për t’u mbyllur”, duke paralajmëruar se masat për distancimin social mund të lehtësohen në ditët në vazhdim.

Trump tha se ai planifikon të tërhiqte ekonominë jashtë përgjumjes nga koronavirus brenda pak javësh, dhe nuk pranoi të angazhohet për të ndjekur këshillat e ekspertëve të tij të shëndetit, shumë prej të cilëve kanë paralajmëruar se do të jetë çështje muajsh përpara se të jetë e sigurt të rihapet përsëri vendi, kur rivlerësuan udhëzimet për izolimin shoqëror.

“Vendi ynë nuk është ndërtuar për t’u mbyllur. Ky nuk është një vend që është ndërtuar për këtë”, këmbënguli Trump para gazetarëve gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se “Amerika do të jetë përsëri dhe së shpejti e hapur për biznes. Shumë shpejt. Shumë më shpejt se tre ose katër muaj që dikush po sugjeronte”.

Presidenti u ankua se nuk donte ta linte “kurën” ndaj pandemisë që përhapet me shpejtësi – izolimi social që ka shkaktuar mbylljen e bizneseve në të gjithë vendin dhe po krijoin krisje në ekonomi – të jetë më e keqe se vetë sëmundja. Ai madje pohoi, pa prova, se rënia ekonomike e shkaktuar nga vazhdimi i rekomandimit për distancimin shoqëror mund të rezultojë në më shumë vdekje “sesa çdo gjë për të cilën ne po flasim në lidhje me virusin”.

Sipas “Politico”, Trump shumë fuqimisht la të kuptojë se ai planifikon të lehtësojë udhëzimet federale për distancimin social në fund të nismës së administratës së tij “15 ditë për të ngadalësuar përhapjen”, e cila përfundon të hënën e ardhshme, me gjithë një shpërthim të pritshëm të rasteve të raportuara pasi testet për koronavirusin bëhen më të disponueshme. Udhëzimi aktual kërkon që amerikanët në të gjithë vendin të shmangin tubimet e më shumë se 10 personave; të punojnë ose të ndjekin shkollën nga shtëpia kur është e mundur; dhe të përmbahen nga ngrënia ose pirja në bare restorante.

Por në më shumë se një duzinë shtete amerikane me përqendrime më të larta të rasteve, qeveritarët kanë lëshuar direktivat e detyrueshme të strehimit ose kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve jo thelbësore.

Ekspertët shëndetësorë janë në marrëveshje se izolimi social është i domosdoshëm për të ulur përhapjen e sëmundjes, dhe të hënën, zyrtarët shëndetësorë thanë se java e ardhshme do të jetë më kritikja akoma për përpjekjen për të “ulur kurbën” e personave të infektuar dhe për të parandaluar mbingarkesën e sistemet të kujdesit shëndetësor.

Aktualisht në SHBA janë 46,168 raste të konfirmuara dhe 582 të vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura