Pas deklaratave të reperit për abortin, Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit

Sep 21, 2020 | 15:12
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian po mendon të divorcohet nga bashkëshorti i saj Kanye West.

Sipas një burimi pranë çiftit, çrregullimi bipolar i reperit dhe deklaratat e tij të fundit mbi vendimin e Kim për të abortuar vajzën e tyre, i kanë dëmtuar martesën.

“Ajo ka planifikuar të divorcohet,”- tha burimi.

43-vjeçari ka pushtuar titujt e mediave javët e fundit pasi zbuloi detaje nga jeta e tij personale me yllin e televizioneve.

Gjatë një tubimi ai tha se 39-vjeçarja gati sa nuk abortoi fëmijën e tyre të madhe, vajzën North West.

“Për pak vrava vajzën time,”- tha reperi në korrik.

Pak kohë më pas Kim Kardashian e mbrojti, teksa foli për problemet e tij të shëndetit mendor.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura