Pas debatit për poezinë e incestit, reagon Rita Petro: Është keqkuptuar, shumë i shohin vetëm pjesën e dukshme

Dec 7, 2017 | 14:11
SHPËRNDAJE

Shkrimtarja Rita Petro para disa ditësh ka publikuar një poezi ku ajo shprehte dëshirën për të kryer incest me të vëllain. Por kjo poezi shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale ku shumë ju vunë kundër.

rita petro

 

Rita Petro në një reagim ka thënë se  poezia e saj është keqkuptuar.  “Kjo është një poezi që Denisi dhe shumë të tjerë i kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme. Kur të lexojnë nëntekstin, se poezia ka nëntekst, mbase do jetë vonë po më mirë vonë se kurrë”, tha ajo për Neësbomb.al.

E pyetur se cili është nënteksti i kësaj poezie, Rita tha se e ka shumë të vështirë të interperpretojë ato që ndjen.

“Nuk ka asnjë lidhje me dukurinë e incestin, lidhja e një vajze me një baba është shumë biologjike, është shumë instiktive, ka lidhje me psikoanalizën, me instiktin e njeriut, me edukimin seksual.

Njihet lidhja e nënës me djalin apo babain e vajzën. Ashtu e kam ndjerë dhe kam guxuar ta them atë që ndjej”, thotë Rita Petro.

“Siç  u morën me vrimën, u morën dhe me incestin po nuk ka ndodhur një fakt, është një poezi.

Ngatërrimi i  të përditshmes me poezinë është shqetësues. Njerëzit kanë nevojë të edukohen me leximin e poezisë ndryshe”, shton më tej Petro, ndërsa sjell si shembuj edhe tekstet e bandave të rrokut, që siç u shpreh ajo, qysh herët kanë bërë revulucion.

 POEZIA – “Mallkimi i parë”

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura