Pas drekës me Kokëdhimën, Tom Doshi: S’kam asnjë interes personal, dua të realizohen premtimet

Feb 27, 2015 | 13:43
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Tom Doshi ka sqaruar sot opinionin publik lidhur me debatin disa ditor me kryeministrin Edi Rama.

Faqja e Tom Doshit ne facebook

Në një status të postuar sot në faqen e tij në facebook ai shkruan se ska asnjë interes personal për problemet që ka ngritur në publik. 

Statusi i Doshit

Te nderuar bashkëqytetare, e shikoj te arsyeshme qe perballe jush te komentoj reagimin tem karrshi kryeministrit dhe qeverise.Un jam deputet i kuvendit por mbi te gjitha jam perfaqesues i bashkeqytetareve te mi.Premtimet e dhena jane detyre jone per tu mbajt dhe une bej pjese ne grupin e politikaneve qe premtimet i japin sepse ne qeverisje duan ti shikojne te realizuara.Nuk ndaj asnje interes personal per reagimin sepse te gjithe e dine qe anen personale unë e kam pas te mire menaxhuar perpara se te behesha pjese e politikes.Unë kam nevoje qe te ju shikoj drejt ne sy ju qe me besuat dhe ndaj jam i gatshem gjithmone qe te reagoj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura