Zbardhen debatet në mbledhjen me të deleguarit e Veriut, Rama replika me Stërkajn: Meqë ju s’i dhatë drejtim, tani do të merrem vetë. Të hënën vendos…

Nov 1, 2019 | 11:57
SHPËRNDAJE

rama

“Panorama” zbardh debatet në mbledhjen e sotme te kryeministrit Edi Rama me te deleguarit e Veriut. Debatet jane perqendruar ne ceshtjen e emerimit te drejtoreve ne qarkun Shkoder. 

Deputeti Sterkaj ka deklaruar se emerimet ne kete qytet jane kthyer ne tendera politike. Por kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar kete dhe ka lajmeruar se nga e hena do te merret vete me kete pune duke caktuar nje mbledhje qe do te zgjidhe pikerisht kete ceshtje.

Deputeti Paulin Sterkaj: Emerimet ne Shkoder jane kthyer ne tendera politik.

rama3

Sterkaj: Secili dergon emrat e vet, per nje drejtori 7 lista

Rama: Nuk eshte e vertete, meqe ju si dhate drejtim, tani do te merrem vete me kete pune.

Rama: Nuk e kemi bere si tender, Musai me tha keni cuar 7 lista

Rama: Te henen mbledhje e posacme vetem per Shkodren, aty vendosim cdo gje

mbledhja per shkodren Tom Doshi, mbledhja per shkodren

pjerin ndreu, mbledhja doshi, ndreu, nikolla, mbledhja Shkoder doshi, ndreu doshi, ndreu1

 

Pas debateve të forta në PS e Shkodrës, Rama mbledh urgjent deputetët dhe kryebashkiakët e veriut

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS, ka mbledhur sot krerët e partisë në rrethe, deputetët dhe kryebashkiakët e veriut. Mësohet se qëllimi i këtij takimi lidhet me riorganizimin e brendshëm në parti.

Takimi me ta vjen dy ditë pas debateve të forta në mbledhjen e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, ku u shkri e gjithë struktura. PS-ja në Shkodër ka shkrirë të gjitha strukturat, pas ankesave të shumë anëtarëve për katapultimin e personave jashtë partisë.

Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, duke folur pas takimit me dyer të mbyllura, pranoi faktin se kishte pasur debate, duke e cilësuar këtë si një konflikt personal të disa individëve. Disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër kanë shprehur ankesa për mungesën e vëmendjes nga PS-ja në qendër, duke theksuar se në pozicione drejtuese në qytetin verilindor po emërohen persona nga Tirana pa asnjë kontribut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura