Pas dasmës madhështore me Kourtney-n, ish e dashura e Travis Barker “hakmerret” ndaj tij- Nxjerr në shitje…

May 28, 2022 | 8:16
SHPËRNDAJE

Fundjavën që lamë pas dasma madhështore e treta në numër e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker pushtoi gjithë rrjetin.

Çifti kurorëzoi edhe një hërë në një ceremoni më tradicionale përpara fëmijëve, familjarëve dhe miqve të afërt dashurinë e tyre.

Mirëpo nga ana tjetër ka edhe persona që nuk e kanë pritur mirë gjithë këtë situatë.

Ish e dashura e Travis së fundmi ka marrë një vendim fill pas dasmës së tij me Kourtney-n.

Shanna Moakler po planifikon të nxjerrë në ankand unazën e fejesës që i kishte dhuruar bateristi.

Sipas “People”, Shanna është bashkuar me kompaninë e rishitjes së bizhuterive “Worthy” për t’i shitur ofertuesit më të lartë unazën e saj të diamantit prej 4 karatësh, me prerje të rrumbullakët, me shirit të veshur me diamant.

Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ajo me shumën që do të marrë nga unaza e shtrenjtë.

“Ne nuk e dimë konkretisht se çfarë po planifikon të bëjë Shanna me paratë,” tha Steven Schneider, bashkë-CEO i “Worthy”. “Por, besoj që ajo do t’i përdorë të ardhurat për t’i kthyer kujtimet e së kaluarës në mundësi të reja, siç bëjnë shumë nga shitësit tanë.”

Faqja po e ndihmon Shannën të marrë vlerën më të lartë për unazën e saj të fejesës dhe ankandi është caktuar të zgjasë deri të martën, më 31 maj. Aktualisht, oferta kryesore është pak më shumë se 70,000 dollarë.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura