Pas ciklonit në Greqi, bie tërmet i fuqishëm 5.9, tronditet Kreta

Sep 18, 2020 | 19:39
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Richter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste pas ciklonit pë përfshiu vendin. Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës.

termet

Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjetur shumë pak sekonda. Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km  në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë. Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në zonën përreth, ku ra sot tërmeti. Cikloni i fundit në Mesdhe po zhvendoset nga Deti Jon, ku goditi gjatë natës dhe sot disa nga ishujt rreth Athinës, për në Kretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura