Pas Blushit edhe ish Presidenti Moisiu viziton Lagjen e Trimave në Kumanovë: Hetim i paplotë nëse s’merr pjesë edhe Shqipëria

May 27, 2015 | 16:40
SHPËRNDAJE

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu vizitoi sot Lagjen e trimave në Kumanovë. Ai dëgjoi rrëfimet e banorëve të kësaj Lagje, dhe premtoi që në bazë të mundësive të tij do t`i dal në krah këtyre njerëzve.

Ish Presidenti Moisiu sot në Kumanovë

Vizita e tij në Kumanovë u mirëprit nga banorët e Lagjes së Trimave si një ngushëllim për tragjedinë që pësuan.

“Mund të hapet zjarr kur tjetri të godet. Njerëzit kanë qenë në shtëpi me fëmijë e gra. Jam i habitur si kanë shpëtuar banorët pa u vrarë. Ky ka qenë një terror i planifikuar ndaj banorëve. Ky nuk është një operacion policor por ushtarak. Ende nuk e kam të qartë si janë zhvilluar veprimet. Ende nuk ka asnjë gjë të qartë nga shteti maqedonas. Hetimi ndërkombëtar është i rëndësishëm. Por hetimi është jo i plotë nëse nuk merr pjesë edhe Shqipëria. Ju veni nënshtetas maqedonas por keni kombësi shqiptare, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet dhe të interesohet. Vetëm kështu mund të mbahet përgjegjësi. Shfaq indinjatën për trajtimin që u është bërë njerëzve”­ u shpreh Moisiu. 

Më shumë se dy javë pas luftimeve, këtë lagje ende nuk po guxon ta vizitojë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Banorët e Lagjes së trimave kanë bë rezil deputetët e BDI-së që tentuan t’i vizitojnë, shkruan “Lajm Press”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura