Pas bisedës telefonike me ministrin e Jashtëm italian, Kurti: Është koha të zbatohet marrëveshja, situata në Veri duhet të qetësohet!

May 29, 2023 | 15:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën në Veri ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

download (48)

Kurti në ‘Twitter’ shkruan se pas bisedës me ministri është dakortësuar që të qetësohet situata në veri.

“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura