Pas biletës, autobusët rrisin dhe çmimin e abonesë. Ja sa do kushtojë

Jan 9, 2016 | 10:12
SHPËRNDAJE

Pas rritjes me 10 lekë të çmimit të biletës duke filluar nga 1 shkurti qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shtrenjtë edhe abonetë. Çmimi i abonesë mujore rritet me 75% aboneja e një linje dhe 50% aboneja e përgjithshme.

urban-unazesNdërkohë që rritje nuk do të ketë vetëm aboneja e studentit, e cila do vijojë të jetë 600 lekë, sa është aktualisht, shkruan GSh.

Ndryshimi i çmimeve të biletave ditore dhe mujore të transportit urban janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015. Javën që vjen këto vendime do të shkojnë për konfirmimin e ligjshmërisë te prefekti i Tiranës, Sadi Vorbsi, i cili sipas ligjit ka 10 ditë afat për konfirmim.

Aboneja e pergjithshme nga 1.200 që është bëhet 1.600 lekë, kurse aboneja e linjës nga 900 lekë që është bëhet 1.200 lekë.

Aboneja e përgjithshme ka dhe përdorim më të madh, pasi qytetarët shpeshherë janë të detyruar që të përdorin më shumë se një linjë të transportit urban.

E vetmja abone që nuk do të pësojë ndryshim është aboneja e studentit, pasi do të ruajë çmimin prej 600 lekësh që është aktualisht.

ÇMIMET

­Bileta një udhëtimshe 30 lekë – 40 lekë

Aboneja për një linjë 900 lekë – 1200 lekë

Aboneja e përgjithshme 1200 lekë 1600 lekë

Aboneja e studentit 600 lekë (nuk ndryshon)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura