Pas betimit të qeverisë së re, Taulant Balla mbledh Kryesinë e Grupit të PS: Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e…

Sep 20, 2021 | 11:09
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur këtë paradite Kryesinë e Grupit të PS.

Balla-1-675x450

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste, dhe vjen pak ditë pas votimit të qeverisë “Rama 3” dhe betimit të kabinetit para presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Taulant Balla, iu ka kërkuar socialistëve të nisin menjëherë punën për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.

“Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut”, ka thënë Taulant Balla në mbledhje.

Kujtojmë që mazhorancës do t’i duhen edhe votat e opozitës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të reja të drejtësisë. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/