Pas betimit te noteri, Arta Vorpsi shkon në Kushtetuese. Sqaron pozicionin: Jam këtu si …

Nov 15, 2019 | 9:54
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi bëri betimin tek noterja, gjyqtarja Arta Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. 

Arta=Vorpsi=-betimi=noteri

Mengjesin e sotem, anetarja e re e Kushtetueses, Vorpsi ka hyre ne ambientet e gjykates. E pyetur nga gazetaret qe ishin te pranishem para gjykates Kushtetuese, ajo ka thene vetem “Mos u lodhni kot”.

Por me pas, Vorpsi ka dhene nje pergjigje te shkurter per News 24 duke sqaruar pozicionin e saj ne Gjykaten Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.

Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?

Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.

***

Procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese ditën e djeshme prodhoi një rast të panjohur më herët në historinë e Shqipërisë.

Arta Vorpsi, që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, si mënyrë për të shmangur betimin para Presidentit Meta, zgjodhi një zyrë noterie.

E njohur nga maxhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetuese (si e zgjedhur pasi Presidenti Meta nuk u shpreh për emrin e dytë që i takonte), Arta Vorpsi nuk njihet në këtë pozicion nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit, dje, dekretoi si anëtaren e pestë të këtij institucioni, Marsida Xhaferllarin, e cila, bashkë me Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, u betuan në Presidencë.

Pasi Presidenti Meta nuk e njohu futjen e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do ta ftonte që të betohej në Presidencë, zgjidhja e Arta Vorpsit ishte akti noterial, ku ajo u shpreh se ishte betuar me dorën mbi Kushtetutë.

“Unë, e nënshkruara Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në aktin noterial të firmosur nga Arta Vorpsi në zyrën e noteres Miranda Xhemalçe.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta nuk shfaqi asnjë shqetësim për këtë lëvizje të Arta Vorpsit, madje e ironizoi atë, duke e cilësuar si të pavlerë dhe qesharak. “Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nuk ndalon askënd të betohet as te noterja, as te parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruhej në njoftim.

Kjo zgjedhje e Arta Vorpsit e komplikon akoma dhe më shumë procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani janë vetëm 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që janë të gjithë pranuar: Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të zgjedhura nga Kuvendi një javë më parë, Vitore Tusha, së cilës i ka mbaruar mandati si dhe Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur punët me vetingun, pasi çështja e tij është KPA.

Këtyre katër anëtarëve, të cilët janë të pranuar nga të gjitha palët dhe i kanë kaluar të gjithë fazat ligjore dhe ato formale, do duhet t’u bashkohen edhe të paktën 2 anëtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet funksionale dhe të marrë vendime.

Me anëtarin e pestë, Gjykata Kushtetuese mund të mblidhet, por për një vendimmarrje i nevojiten minimalisht 6 anëtarë. Arta Vorpsi ishte e renditur e para në të dyja listat që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i paraqiti Presidentit Meta dhe Kuvendit. Zgjedhja e saj në mënyrë automatike në Gjykatën Kushtetuese është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të botohet edhe emri i Marsida Xhaferllarit në Fletoren Zyrtare apo do të veprohet siç është bërë me dekretin e Presidentit Meta për caktimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura