Pas Ballës e Braçes, edhe Veliaj i përgjigjet Blushit: Unë flas pak e punoj shumë, të tjerët duan të baltosin

Apr 27, 2015 | 23:12
SHPËRNDAJE

Kandidati socialist për Tiranën, Erion Veliaj, ka gjetur rastin t’i përgjigjet nga Durrësit kritikave dhe shkrimit tjetër të botuar sot në media, të deputetit Ben Blushi.

Erion Veliaj

Teksa ka marrë pjesë në inagurimin e një shkolle profesionale në qytetin bregdetar, Veliaj ka thënë se ai dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk janë njerëz që merren me fjalë, por me punë.

“Ka njerëz që duan të hedhin baltë mbi punën tonë, Por unë s’jam njeri i llafeve. Unë dhe Dako jemi njerëz të punës dhe flasim pak dhe punojmë shumë”,- u shpreh gjatë fjalës së tij Veliaj, duke lënë të kuptohet se këto fjalë ishin për kritikat që vijnë nga anëtarë të Partisë Socialiste.

Deputeti Ben Blushi, botoi sot në “Gazetën Panorama” një letër të hapur për të gjithë socialistët, duke treguar arsyet se përse ai duhet të flasë dhe të thotë të vërtetat sipas tij, që e shqetësojnë nga qeverisja e të majtës.

Veliaj nuk ishte i vetmi që foli për deklaratat e Blushit. Sot edhe deputeti Taulant Balla, Erjon Braçe kërkuan nga Blushi që të mos merret me fjalë por me punë për të ndryshuar gjërat negative të qeverisjes dhe për të mposhtur problemet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura