Pas arrestimit të ‘Zogut të Tiranës’, mbyllet emisioni ku ai bënte pjesë

Dec 5, 2019 | 17:10
SHPËRNDAJE
Dy javë më parë, Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ u arrestua nga policia.

Ai akuzohej për shfrytëzim të femrave për prostitucion dhe Gjykata e Tiranës caktoi vendimin duke e dënuar me 15 ditë burg.

Pas kësaj të shumtë ishin ata që pyesnin së çfarë do të ndodhte me emisionin ku ai bënte pjesë, “Casa de los 3s”, së bashku me Dajan Shabanin dhe Besmir Metanin.

E kontaktuar nga “Blitz.al”, Dajana Shabani ka treguar se emisioni është mbyllur, megjithatë përjashton mundësinë që ai të ketë lidhje me Zogun.

“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”- shprehet Dajana.

E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri pas mbylljes së emisionit, Dajana është shprehur:

“Patjetër që do të vijë me diçka suprizë, që kur moderja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura