Pas arrestimit të shefit, bien aksionet e Nissan dhe Mitsubishi

Nov 20, 2018 | 9:05
SHPËRNDAJE

Aksionet e prodhuesve të makinave, Nissan dhe Mitsubishi, ranë në tregtinë e Tokios, pas arrestimit të shefit të tyre, Carlos Ghosn.

1

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Ai udhëheq aleancën japoneze-franceze Renault-Nissan-Mitsubishi.

Edhe Nissan, edhe Mitsubishi thanë se do ta largojnë nga posti, ndërsa bordi i Renault do të takohet për të vendosur për të ardhmen e tij.

Aksionet në Nissan ranë për 5.5% dhe në Mitsubishi për 6.9%.

Pas arrestimit të Ghosnit të hënën, e ardhmja e aleancës së makinave e drejtuar nga ai, mbetet e paqartë. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura