Pas alarmit të familjes, vajza shkon në polici me të dashurin: Ja ku isha

Jul 1, 2016 | 9:44
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë pas familja denoncoi në polici zhdukjen e vajzës së tyre, adoleshentja ka shkuar në policinë e Fierit shoqëruar nga një djalë, që e ka prezantuar si të dashurin e saj.

medina

Policia e Fierit njofton se L.Rr, 17-vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, Rroskovec, e cila ishte shpallur në kërkim policor, u paraqit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier së bashku me të dashurin e saj shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Berat.

Vajza në policia ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. “Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kësaj kohe të dy këta shtetas kanë qenë në qytetin e Beratit e për rrjedhojë nuk gjendemi përpara një vepre penale”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura