Pas akuzave të punonjësve për keqtrajtim, reagon për herë të parë moderatorja me famë botërore: Emisioni im duhet të ishte vendi i lumturisë

Jul 31, 2020 | 14:14
SHPËRNDAJE

Moderatorja e famshme Ellen DeGeneres ka reaguar pas akuzave për keqtrajtim të stafit.

Ajo ka kërkuar falje në një email drejtuar stafit, duke thënë se po punonte që kjo gjë të mos ndodhte më.

Reagimi i një prej moderatoreve më të famshme në botë, vjen pasi disa prej punonjësve pretenduan se në vendin e tyre të punës kishte razicëm dhe mbizotëronte frika.

“Të gjithë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm për mënyrën sesi fjalët dhe veprimet tona ndikojnë te tjerët dhe jam e kënaqur që këto probleme u treguan,”– tha ajo.

Ndërkohë ka nisur një hetim i brendshëm për akuzat dhe kompania e prodhimit WarnerMedia tha se do bëheshin disa ndryshime në personel.

Disa anëtarë të stafit thanë se ishin hequr nga puna pasi morën pushime për shkaqe shëndetësore ose kur munguan sepse duhet të merrnin pjesë në varrimin e familjarëve të tyre.

Të tjerë thanë se ata ishin gjithashtu udhëzuar që të mos flisnin me DeGeneres nëse e shihnin atë në zyrë.

Kritikat binte në kontrast me imazhin publik të DeGeneres dhe shfaqjes së saj. Komedianja gjithmonë u ka kërkuar njerëzve që të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe programin e saj e ka përshkruar si “një vend i lumturisë”.

“Kjo ‘të qenurit e mirë‘ ndodhte vetëm kur ndizeshin kamerat. Gjithçka është për shfaqje. Ata i japin para njerëzve dhe i ndihmojnë vetëm për show,”– tha një nga punonjësit.

Akuzat çuan në një hetim të brendshëm nga kompania e prodhimit ËarnerMedia, që mori në pyetje dhjetëra punonjës.

Ellen DeGeneres, e cila e prezanton shfaqjen prej 17 vitesh, fillimisht nuk iu përgjigj akuzave duke pritur që të mbylleshin hetimet para se të bënte ndonjë deklaratë.

“Në takimin tonë të parë kam thënë se Ellen DeGeneres Shoë do të ishte një vend i lumturisë,  askush nuk do të ngrinte zërin dhe se të gjithë do të trajtoheshin me respektm”- shkroi moderatorja në email. “Natyrisht, diçka ndryshoi dhe unë jam e zhgënjyer që nuk e dija këtë gjë. Dhe për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë doja për emisionin tonë.”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura