Pas akuzave për vjedhje, Loredana Zefi zgjidh mosmarrëveshjen me çiftin zviceran, poston foton me zonjën Petra duke …

Sep 23, 2020 | 11:20
SHPËRNDAJE

Loredana Zefi duket se i ka dhënë fund njëherë e mirë mosmarrëveshjes me çiftin zviceran që e akuzuan për vjedhjen e rreth 1 milionë frangave.

Reperja e njohur, e cila u përfshi në skandal, gati një vit më parë zbuloi lajmin e mirë në një postim në rrjetet sociale.

Loredana publikoi një foto ku shfaqet duke folur me video-call me zonjën Petra, teksa përshëndeten dhe i buzëqeshin njëra-tjetrës.

“01.09.2020”- shkroi reperja krahas fotos, duke zbuluar se mosmarrëveshja mes tyre është zgjidhur në këtë datë.

Zonja Petra dhe bashkëshorti i saj akuzuan Loredanën se së bashku me të vëllain, Beratin, i kishin marrë para.

Reperja i hodhi poshtë akuzat dhe nuk dihen ende detajet sesi mori fund sherri i bujshëm mes tyre.

25-vjeçarja, nënë beqare e një vajze, u zhduk për disa kohë nga rrjetet sociale.

Ajo u rikthye pak ditë më parë me një look krejt ndryshe dhe këngë të reja, ku rrëfente jetën e saj personale.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura