Pas akuzave për Ramën, Doshi debaton me Kokëdhimën, më pas largohen bashkë nga Kuvendi. Kryeministri me sytë nga debati (Fotot)

Feb 26, 2015 | 14:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas akuzave që bëri jashtë Parlamentit për kryeministrin Edi Rama, deputeti socialist, Tom Doshi zuri vend në karrigen e tij nga mesi i sallës.

Kokedhima e Doshi gjate seances sot ne Kuvend

Një rresht pas tij ishte ulur deputeti Koço Kokëdhima, ndërkohë që në Kuvend po fliste Eduard Shalsi.

Siç shikohej edhe nga llozha e sallës, Kokëdhima dhe Doshi kanë debatuar disa minuta mes tyre.

Nga mënyra se si Doshi ka reaguar, ka lënë të kuptohet se ai nuk ka qenë dakord me fjalët që i ka thënë deputeti Kokëdhima.

Pranë deputetit Kokëdhima kanë qenë edhe Blerina Gjylameti e Erjon Braçe, por që nuk kanë ndërhyrë në debat.

Diskutimi mes socialisteve duket se eshte ndjekur me shume vemendje edhe nga kryeministri Rama.

Pas debatit Doshi ka lënë sallën e Parlamentit. Disa minuta me vone nga Parlamenti eshte larguar edhe deputeti Kokedhima i cili ka hipur ne nje makine me deputetin e Shkodres per tu larguar se bashku. Mesohet se dy deputetet, ne prani edhe te Taulant Balles, kane drekuar se bashku, sic thone burimet, ne tentative per te qetesuar Doshin.

Rama gjate debatit te Kokedhimes me Doshin

 [portfolio_slideshow]
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura