Pas akuzave nga ish-krushka, burri përfundon në spital. Reagon ashpër vajza: Do përballem me atë zonjë…

Sep 14, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

Pasi dëgjoi një lumë akuzash në drejtim të tij dhe të vajzës, se ai dhunonte dhe keqtrajtonte nipin, Enveri nga Kuçova, babai i Eglantinës që u bë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ ka përfunduar në spital.

Babai-i-egles-e1536923134284

Nga studio e ‘News24’ Eglantina, një personazh i njohur për sherret e saj live me ish-vjehrrën për kujdestarinë e djalit.

Ditën e sotme në studion e emisionit u publikua një foto ku shihet se babai i Eglës merr ndihmë mjekësore në spital.

Teksa i kërkonte falje për të gjithë këtë histori sipas saj stisjesh nga ish-vjehrra, Egla tregon se babai i saj është më mirë tani.

“Kjo është dalja ime publike, po e bëj për respektin tuaj. Do përballem me këtë zonjë kur drejtësia të vendosi. Nuk do zgjatem shumë. Babai im sot është më mirë, por pasi dëgjoj gjithë ato akuza të pavërteta, u ndje shumë keq dhe përfundoi në spital”, rrëfeu Egla.

BW

https://www.balkanweb.com/ish-krushka-e-akuzoi-live-ne-tv-burri-nga-kucova-perfundon-ne-spital/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura