Pas akuzave mbi Thaçin dhe Veselin, gazetari dhe ish-deputeti: Në listën me nëntë persona të tjerë, emra shumë të fuqishëm të skenës politike

Jun 29, 2020 | 19:24
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti, gazetari dhe opinionisti, Milaim Zeka ka thënë se pas akuzave mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të bëra nga Gjykata Speciale në listën e nëntë personave tjerë ka emra shumë të fuqishëm të skenës politike.

thaci veseli

“Lista është shumë serioze. Do të goditet shumë rëndë skena politike. Janë njerëz të profilit të lartë – tre personalitete nga Drenica, nga të gjitha pjesët e Kosovës. Bashkë me këta 11 veta vinë…janë 3 aktakuza, bashkë me Thaçin dhe Veselin janë edhe nëntë të tjerë dhe pas kësaj janë edhe dy aktakuza”, është shprehur Zeka në Info Magazinetka nka n Klan Kosova.

“E kam pas informacionin para pesë vjetësh. Gjykata është krijuar për këta njerëz. Gjykatësi është francez dhe prokurori amerikan. Nga praktikat që unë njoh nuk ndodh që prokurori të ngris aktakuzë dhe të refuzohet nga ana e gjykatësit”.

“Gjatë këtyre ditëve do të kemi tërmete të reja në skenën politike të Kosovës. Në grupin e 11 vetave, nëntë të tjerët në këtë grup janë politikanë të profilit të lartë. Do të ketë goditje shumë të rëndë në skenën politike”.

Zeka është shprehur se është i befasuar reagimet në Kosovë dhe Shqipëri pas ngritjes së aktakuzave mbi Thaçin dhe Veselin.

“Dy gjëra më kanë impresionuar nga politika në Tiranë; qëndrimi i Ramës dhe Berishës. Ai e tejkaloi veten dhe doli në mbështetje absolute të Thaçit. Ai ua dha një mesazh të gjithë liderëve politikë që në momente të tilla të jemi bashkë”.

“Më ka befasuar për të keq qëndrimi i Kurtit që nuk bëri ballë t’ua përmend emrat Thaçit dhe Veselit.
Qëndrimi i LDK-së ka qenë dinjitoz dhe shtetëror”,tha Zeka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura