Pas aksidentit me 10 viktima në Kroaci, të mbijetuarit kthehen në Kosovë (Video)

Jul 27, 2021 | 17:27
SHPËRNDAJE

autobuse

Qytetarët kosovarë të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci dy ditë më parë janë nisur për në atdhe.

Mediat kroate kanë publikuar momentin kur ata hipin në autobusin që do t’i kthejë në Kosovë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveccla deklaroi se të mbijetuarit do të ktheheshin gjatë mbrëmjes.

Edhe trupat e pajetë të viktimave të aksidentit pritet të kthehen në Kosovë. Aksidenti tragjik dy ditë më parë u mori jetën 10 pasagjerëve të cilët udhëtonin nga Gjermania në drejtim të Kosovës.

Aktualisht, sipas Ministrit të Shëndetësisë kosovare, Arben Vitia, 15 qytetarë po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa 26 të tjerë do të kthehen në atdhe. Vetëm një person është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura