Pas 9 vitesh, konkurrenti i “Përputhen” mban ende tatuazh emrin e ish-të dashurës: Do ta kem deri kur… Ja çfarë i tha ai 25-vjeçares në takim

Sep 25, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, emisioni “Përputhen” nisi me takimin e Anës dhe Erionit.Ai kishte menduar për çdo gjë deri në detaje që në puntatën e parë, ku ka parë Anën.
Erioni kishte zgjedhur ta surprizonte me tullumbacë të kuq, në fund të të cilëve kishte zemra po ashtu të kuqe dhe secila prej tyre kishte nga një karakteristikë të personalitetit të Anës.

ana dhe erioni (4)

Ai kishte zgjedhur që diskutimin me të ta bënte në një “taxi”, që rezultoi të ishte një limuzinë. Por, në pjesën e tretë, dyshja filloi të fliste për të kaluarën.

Erioni zbuloi edhe një histori të trishtë në lidhje me ish të dashurën, histori që ishte përjetuar 9 vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Për këtë arsye, ai zbuloi se ende e mbante emrin e saj tatuazh në anën e zemrës.

ana dhe erioni (5)

Pjesë nga biseda:

Erion Geca: Si ka qenë e kaluara jote në lidhje me meshkujt?

Ana Lleshi: Pyetja mund të jetë pak e tepërt, por unë jam e hapur të flas. Ka patur batica-zbatica, por në përgjithësi kam qenë e kënaqur me marrëdhëniet e mia.

Eerion Geca: Më dukesh pak e ndrojtur.

Ana Lleshi: Po, por unë jam shumë llasticë. Në 02:00 të natës dua çokollatë. Në 03:00 më pihet ujë dhe përtoj të ngrihem.

Erion Geca: Kështu si thua ti i bie që mamit tim do i prishet shumë shpesh gjumi gjatë natës.

Ana Lleshi: Jo, unë kam shumë respekt për moshën e tretë.

Erion Geca: Çfarë nuseje mendon se do të jesh me një vjehrrë malsore dhe të egër? Do çohesh t’i bësh kafe në pikë të mëngjesit?

Ana Lleshi: Shumë mirë. Sigurisht që po, e kam detyrim moral. Kam shumë dëshirë të kem një familje të madhe.

ana dhe erioni (1)

Ana Lleshi: Dua ta shoh tatuazhin tani, nuk më pëlqen të refuzohem.

Erion Geca: Po ta tregoj, por pa përmendur emër. Kjo do ngelet mes meje dhe teje. E kam mbajtur, sepse kam menduar që duhet të dalë dikush tjetër që të më bëjë të ndihem mirë sa ajo ose më shumë se ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura