“Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se….”- Sali Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Më kërcënoi me dogmën e barit!

Aug 5, 2021 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e mbajtur sot për mediat tha se nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të ngrinte padi kundër Sekretarit amerikan të Shtetit.

Berisha komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke u shprehur se ajo nuk ka nxjerrë asnjë fakt, përpos përdorimit të “dogmës së barit”.

Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit. Kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe gjithë shqiptarëve. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor, për mua dhe çdo njeri të çdo vendi të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që gjatë 30 viteve më kanë votuar më shumë se këdo tjetër në këtë vend. Karakterin politik të këtij vendimi e provon edhe fakti që me gjithë kërkesën time drejtuar Blinkenit për të bërë publik çdo fakt që ai disponon, gjer sot nuk është paraqitur asnjë e vetme, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë.

Kanë qenë raportet e sekrete të Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi bazohet në shpifje, trillime. Soros dhe Rama, është hakmarrje për mbrojtjen e interesit publik nga ana ime. Është një hakmarrje për denoncimin e rolit të Shoqërisë së Hapur nën kontrollin e qeverisë. Është hakmarrje politike për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve në Kosovë. Ky vendim është kryekëput politik dhe është në kundërshtim me ligjin e Kongresit të SHBA-ve. Karakterin politik e tregon edhe kërkesa publike e ambasadores Kim për mosfutjen time në Parlament, Nuk ka asnjë provë, përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha. Shpreh besimin tim të plotë te barazia e gjykatës. Garantoj shqiptarët që në këtë planet nuk ekziston një njeri që të faktojë korrupsion domethënës me fondet e buxhetit, apo çfarëdo korrupsioni tjetër”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura