Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi pa asnjë pacient me COVID-19

May 24, 2020 | 20:02
SHPËRNDAJE

Mali i Zi ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirusin e ri.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.

C98239B1-CB0E-417B-8807-68C1C092781A_w1023_r1_s

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324/ REL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura