Pas 42 vitesh që ishte larguar nga Toka, sonda e NASA-s sjell të dhënat e para për sistemin diellor

Nov 4, 2019 | 19:36
SHPËRNDAJE

 Sonda hapësinore e NASA-s, Voyager 2, ka dërguar zbulimet e saj të para nga hapësira ndër yjore, 42 vite pas largimit nga Toka.

Sonda udhëtoi përtej flluskës mbrojtëse të Diellit, të quajtur “heliosfera”, ndërsa të dhënat e mbledhura u japin shkencëtareve të dhëna të vlefshme për strukturën e sistemit diellor.

20579298-0-image-a-23_1572874207493

Midis shumë gjërave, astronomët janë veçanërisht në kërkim për të kuptuar më mirë se si erërat diellore, rryma e grimcave të ngarkuara që vijnë nga Dielli, bashkëveprojnë me erërat ndër yjore, të cilat formohen nga grimca që vijnë nga yje të tjerë.

Astronomët besojnë se udhëtimet e sondave – me qëllimet dhe trajektoret e tyre të ndryshme të misionit po japin të dhëna të vlefshme për strukturën e heliosferës, një flluskë të gjerë të krijuar nga Dielli që përfshin pjesën më të madhe të sistemit Diellor.

Ndër gjetjet nga sonda ishte fakti se heliosfera është simetrike si dhe praninë e shtresave në të dy anët e heliopazës. Shkencëtarët kanë qenë më parë të vetëdijshëm për shtresën e brendshme, por prania e shtresës së jashtme u bë e dukshme vetëm pasi Voyager 2 kishte kaluar në hapësirën ndër yjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura