Pas 40 vitesh kërkon divorc: S’do isha martuar po t’i kisha parë gjinjtë e gruas

Apr 14, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

“Nuk do të isha martuar nëse do ta dija se gruaja ime i kishte thithat e gjirit të deformuara”. Mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo është deklarata që ka dhënë përpara gjykatës një burrë, si arsyen kryesore për dështimin e martesës së tij, e në përpjekje për të reduktuar sasinë e parave që ai i detyrohej gruas gjatë procedurave të shkurorëzimit.

Historia e çiftit nis që në vitin 1972, kur ata u martuan. Por, sipas burrit, ai nuk i kishte parë gjinjtë e gruas së tij deri në vitin 1974. Kohë kur u përball me faktin se ajo kishte një deformim fizik.

foto ilustruese e nje çifti

Ndërsa tha para gjykatës në Canberra se ishte i pakënaqur me martesën e tij, fakti është se ai ka tre fëmijë me gruan dhe ata qëndruan të martuar për gati dyzet vjet. Por për këtë kohë kaq të gjatë bashkë, burri e ka një arsye. Sipas “Daily Mail”, e cila përcjell pjesë nga procesverbali i gjykatës, burri ka thënë se qëndroi me gruan e tij vetëm sepse ajo ishte shtatzënë dhe tha se martesa e tyre ishte aq mirë sa mbaroi kur ai e kuptoi se ajo e kishte mashtruar.

Si arsye që për 2 vjet, ai nuk kishte mundur të zbulonte “mashtrimin”, ai pohoi se gruaja e tij i shmangej marrëdhënieve seksuale për shkak të dëmtimeve fizike të saj dhe se kishte përdorur shumë justifikime për të mos ndenjur afër me njëri-tjetrin.
“Unë nuk e kisha parë gjoksin e saj, deri në fund të 1974 kur zbulova se ajo kishte një shëmtim fizik”,- tha burri në një deklaratë.

“Po ta kisha parë më parë, unë nuk do ta kisha marrë për grua… Në qoftë se ajo nuk do të kishte qenë shtatzënë, do kisha kërkuar divorc që në vitin 1975”,- vijoi ai.

Burri pretendoi ai i kishte dhënë fund martesës në 1999, megjithatë në gjykatë është dëgjuar se çifti, paraqiti një deklaratë tatimore në vitin 2002, flinin në të njëjtin shtrat deri në vitin 2006 dhe kishin përdorur të njëjtën kartë krediti deri më 2007. Po ashtu, ata kishin shkuar për pushime familjare së bashku, kishin ngrënë ushqim së bashku dhe nuk arritën të tregonin tek ndonjë nga familjarët e tyre për ndarjen deri në vitin 2011.

Njeriu tha se ata kanë pasur marrëdhënie seksuale të rastit “mes viteve 1975 dhe 1999, megjithatë ai pohoi se nuk ishte ‘dashuri’ dhe ata ishin thjesht ‘miq’.

“Ne nuk ishin të martuar në mendjen time,” tha ai duke ngritur pretendimet se nuk e kishte lënë gruan e tij më parë si kishte pritur që fëmijët të arrinin moshë madhore.

“Kam qëndruar në këtë martesë përtej 1975 sepse e kam konsideruar veten një baba të përgjegjshëm dhe dëshiroja që të kujdesesha për fëmijët e mi”,- tha burri.

Megjithatë, gjykatësi tha se dëmtimi i gruas nuk ishte një bazë ligjore për divorcin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura