Pas 3 vitesh, fotot e Harry Styles i veshur si sirena “Ariel” bëhen virale! Ja çfarë fshihet pas tyre

Apr 17, 2021 | 11:40
SHPËRNDAJE

Fotografitë e Harry Styles i veshur si “Sirena e Vogël” janë rishfaqur në rrjet.

harry styles (3)

Imazhet virale të këngëtarit duket se janë shkëputur nga seti fotografik i realizuar në vitin 2019 për të promovuar “Saturday Night Live”, raporton “The Sun”.

harry styles (1)

27-vjeçari shfaqet me reçipeta në formën e guaskave, me një paruke të kuqe, me bisht në ngjyrë jeshile, si dhe me një gotë shampanjë dhe një cigare në dorë.

harry styles (6)

Menjëherë pasi qarkulluan këto fotografi në rrjet, filluan shakatë me këngëtarin.

Një fans shkroi: “A e patë setin fotografik të Harry-t, “Sirena e Vogël”?? Ai është kaq i mrekullueshëm dhe unë e dua atë. Kjo është arsyeja pse ai refuzoi rolin e Princit Erik”.

harry styles (2)

Ai donte të ishte Ariel gjatë gjithë kohës, shumë e vërtetë”, shkroi një tjetër.

Aktori refuzoi të luante rolin e Princit Erik, që është i dashuri i Ariel, kur iu propozua diçka e tillë në vitin 2019.

harry styles (7)

Ai tha se nuk e pranoi rolin, sepse i duhej të fokusohej tek muzika, por do të kënaqej duke e parë filmin në kinema.

harry styles (5)

Harry e ka treguar herë pas here se i pëlqen të vishet edhe si një femër, sepse sipas tij, askush nuk duhet të kufizohet nga gjinia për të veshur diçka që i pëlqen.

harry styles (4)

Për më tepër, raportohet se artisti i pëlqen shumë sirenat, sepse në vitin 2014 ai bëri tatuazh një të tillë. Kur u pyet pse bëri këtë zgjedhje, këngëtari buzëqeshi dhe tha: “Unë jam një sirenë”.

harry styles (9)

Harry është shpallur personi më i pasur nga grupi “One Direction”, pasi besohet të ketë arritur një pasuri që kap vlerën e 86.9 milion dollarëve që nga muaji maj i vitit të kaluar.

harry styles (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura