Pas 25 vitesh dëbohet familja shqiptare në Gjermani, vajza me lot në sy: 5 policë erdhën natën dhe…

Jun 4, 2018 | 7:58
SHPËRNDAJE

Lejla 16-vjeçare ka qenë duke mësuar për të përfunduar shkollimin e mesëm. E motra e saj, Elifja 10-vjeçare pothuajse kishte shkuar në shtrat, kur rreth orës 22.30 dikush troket në derë.

familja

Në momentin që nëna Gjilsime e hap derën, në banesën në Wolfschluehn futen pesë policë. Ata nuk folën shumë, vetëm i urdhëruan që të marrin me vete gjësendet e nevojshme dhe të shkojnë me ta.

Asaj mbrëmje, babai Isa po kthehej vonë nga puna, ndërsa dy vajzat, djali i tij Omeri dhe bashkëshortja e tij ishin futur në veturën e policisë para banesës. Policët i thanë se ai shpejt e shpejt duhet të marrë gjësendet e nevojshme me vete dhe t`i bashkohet familjes.

Në korridor e takon të bijën e madhe, Hazbijen 23-vjeçare, e cila ishte përshëndetur me familjen dhe për të nuk ka urdhër dëbimi, pasi Maqedonia nuk e njeh si shtetase të veten. Hazbija me lot në sy rrëfen për atë ditë të kobshme në gazetën e përditshme gjermane “NTZ”, përcjell Albinfo.ch.

Për atë ditë, kur familja e saj u dëbua pas 25 vitesh qëndrimi në Gjermani.

Autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as fëmijët e as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend.

Babai Isa Bajrami, në Gjermani kishte ardhur në vitin 1993 dhe një vit më vonë e kanë shoqëruar bashkëshortja dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit “Duldung”.

Në Wolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, bile edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë, njofton më tej Albinfo.ch.

Hazbija rrëfen se familja ka bërë përpjekje për t`i rregulluar pasaportat maqedonas, bile kanë qenë edhe në Konsullatin e Munihut ku iu kanë thënë se ata duhet të kthehen fillimisht në Maqedoni për të bërë kërkesat.

Hazbija vazhdon të luftojë me përkrahësit e familjes që ajo sa më parë të kthehet në ambientin e mëparshëm gjerman. Me këtë rast është hapur edhe një peticion për të grumbulluar sa më shumë nënshkrime dhe t`i dorëzohen autoriteteve përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura