Pas 20 vitesh bëhen bashkë Elita 5 & Adelina Ismaili

Apr 30, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE


Kosova e Maqedonia do i kujtojnë gjatë hitet e periudhës së para 20 viteve, kur performancat e këngëtarëve më të njohur të asaj kohe ishin befasuese. Duetet, edhe pse ishin paksa të limituara, kanë mbetur në memorien e shqiptarëve me dy këngë të realizuara, bashkëpunim mes yllit pop Adelina Ismaili, si dhe grupit rock të njohur “Elita 5”. “Sajzezo” & “Ani moj e majra” janë akoma realizime të pavdekshme dhe këndohen gjithandej nga performojnë këngëtarët. Edhe pse kishte kohë që nuk ishin bërë bashkë për arsye të ndryshme, pak javë më parë ata u shfaqën në një koncert në Zvicër, ku performuan para 4 mijë personave në publik. Radhët e gjata për të qenë pjesë e këtij koncerti kishin filluar që në orët e pasdites dhe koncerti përfundoi në orët e para të mëngjesit. Përveç hiteve personale, Adelina dhe “Elita 5” kënduan bashkë edhe dy hitet e tyre të realizuara në duet. Ndërkohë që mësojmë se do të ketë sërish bashkëpunim mes tyre, tashmë pas 20 vitesh, për të realizuar kështu një tjetër duet së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura