Pas 13 vitesh burg, lirohet ushtari i UÇK-së i ekstraduar në Serbi

Aug 17, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgjet e Serbisë kosovari Anton Lekaj. I njohur si Pinço, Anton Lekaj nga Gjakkova në vitin 2005 u dënua më 13 vite burgim nga Gjykata e Qarkut në Beograd për krime luftë të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO-s.

pinco-e1484316804531-780x439

 

 

Lirimin nga burgu të Anton Lekajt e kanë konfirmuar për Gazetën Express edhe familjarë të tij, të cilët kanë treguar se tashmë Pinço është nisur për t’u kthyer në Kosovë.

Gjakovari ishte arrestuar më 17 gusht të 2004’ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi për t’iu prerë dënimi një vit pas.

Ish-ushtari i UÇK’së, e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit, pa u amnistuar asnjë ditë, shkruan Gazeta Express.

Në aktgjykimin ndaj tij, gjykata serbe pretendonte se krimet, Anton Lekaj, i kreu nën komandën e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Sipas aktgjykimit, 37 vjeçari, dy ditë pas intervenimit të NATO’s në Gjakovë kreu vrasjen e një personi dhe torturimin e përdhunimin e disa civilëve tjerë të komunitetit rom dhe ashkali dhe një serbi.

Në bashkëveprim me Pinçon, sipas Prokurorisë serbe, ishin edhe pesë ushtarë tjerë të UÇK-së. Katër prej të cilëve procedura u është pezulluar në mungesë të mundësisë për t’i sjellë para gjykatës serbe, ndërsa i pesti Besim Bistrazhini ka vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura