Parullat për Kerry-n, Spahiu ia mbath në Milano kur Sekretari është në Tiranë

Feb 14, 2016 | 14:38
SHPËRNDAJE

“Miresevjen z.Kerry, por mos tako qeveritarët e inkriminuar. Z. Kerry, publiko emrat e politikaneve kriminelë”.

ak

Kjo ishte parulla që drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shpalosi dje me disa aktivistë të tjerë përpara Universitetit të Tiranës.

Por kur pritej që këtë parullë të tentonte ta shpaloste edhe sot në Bulevard me qëllim që ta shihte Sekretari Amerikan i Shtetit, për çudi të të gjithëve, Spahiu nuk është dukur.

Mësohet se që prej mesditës së djeshme ai ndodhet në Milano.

Nuk dihet se çfarë e ka çuar Spahiun në Itali, por ajo që duket është se ka qenë më e rëndësishme sesa parullat e tij në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura