Partneri i dërgon një foto me djalin në vaskë të shkrepur nga ish e dashura, 31-vjeçarja thotë se…

Feb 20, 2021 | 14:26
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçare ka vendosur të rrëfejë për “Dear Deidre” të “The Sun” ngjarjen që i ndodhi së fundmi me partnerin, i cili i dërgoi një foto me djalin e tij në vaskë.

foto partneri vaske

Në pamje të parë çdo gjë duket në rregull, deri në momentin që pas kësaj fotoje fshihet ish-partnerja e tij.

I dashuri im më dërgoi një foto të mrekullueshme të tij dhe djalit nga vaska.

Problemi ishte personi që i bëri foton, pikërisht ish-partnerja e tij.

Ne kemi qenë bashkë për një vit e gjysmë dhe unë jam shumë e dashuruar me të dhe ai më thotë se është i dashuruar me mua.

Por, a nuk është e çuditshme që ajo hyn në tualet kur ai është lakuriq? Jam e shqetësuar se ajo po përpiqet të rikthehet bashkë me të.

Ai më thotë se ata mbajnë një marrëdhënie të mirë thjesht për hir të djalit të tyre 3-vjeçar, por unë kam mendime negative se ata po bëjnë diçka pas kurrizit tim.

Ajo ndonjëherë shtrihet në shtratin e tij dhe ende i ruan sendet që i përkasin atij.

Ata janë në kontakt çdo ditë, padyshim për djalin e tyre, por kjo më bën të dyshoj pse ai është me mua kur janë kaq të afërt me njëri-tjetrin.

Unë jam 31 vjeç, ndërsa ai 33. Jemi njohur nga puna. Ai ishte në proces ndarjeje kur u takuam.

E mbajtëm lidhjen private për disa muaj që ish-partnerja e tij të mos lëndohej. Kur e mori vesh, ajo tha se ishte e lumtur për të që kishte ecur para, por unë dyshoj se është xheloze.

Ne jetojmë shumë pranë me shtëpi, prandaj ai mund ta shohë djalin çdo ditë.

Për shkak të izolimit, tani e shohim njëri-tjetrin vetëm 2 herë në javë kur dalim për një shëtitje, por flasim shpesh në telefon. Kur është me mua tregohet me të vërtetë i dashur dhe ne kemi folur për një të ardhme bashkë.

Si t’i kaloj këto ndjenja xhelozie nëse dukem qesharake?

“Dear Deidre” iu përgjigj:

Është gjë e mirë që i dashuri juaj është një baba kaq i përkushtuar dhe ky është një avantazh për fëmijët që mund të keni bashkë.

Ka arsye të ndryshme pse ai qëndron në kontakt me ish-partneren, por ju duhet të bini dakord për kufijtë.

Shpjegojini me qetësi se nuk është e përshtatshme që ishit ë hyjë në tualet kur ai është lakuriq. Ai duhet t’i dëgjojë shqetësimet e tua.

Nëse ai nuk i merr parasysh, duhet të vendosni nëse do të qëndroni apo jo me të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura