Partizanit i rikthehen tifozët ndaj Skënderbeut, klubi publikon çmimet e biletave

Oct 21, 2019 | 15:53
SHPËRNDAJE

Partizani do të presë ditën e enjte, Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Tifozet e Partizanit vs Karabak

Në këtë sfidë të kuqtë do të kenë mbështetje edhe tifozët, të cilët kanë mundësinë të ndjekin skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit, pas dënimit që Komisioni i Disiplinës kishte dhënë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka publikuar çmimet e biletave, aty ku më e shtrenjta kushton 1000 lekë të reja, ndërsa më e lira 300 lekë të reja

biletat

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura