Partizani vuan, por fiton. Bardhi dhe Batha përmbysin Bakajn (Video)

Feb 5, 2017 | 19:16
SHPËRNDAJE

Partizani ka arritur të mposhtë mes vuajtjesh me rezultatin 2-1 Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

partizani vllaznia

Elis Bakaj kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 35-të, por goli i tij nuk u mjaftoi shkodranëve pasi Bardhi në minutën e 65-të dhe Batha me penallti në minutën e 90 përmbysën shifrat. Me këtë fitore, partizani ngjitet në kuotën e 38 pikëve duke mbajtur vendin e dytë dhe duke kthyer diferencën me Kukësin kryesues në 4 pikë.

Komenti minutë pas minute / Partizani – Vllaznia 2-1

90+4′ Përfundon ndeshja.

batha

90′ Partizani përmbys shifrat teksa Idriz Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë.

88′ Ekuban pengohet në zonë nga Bicaj dhe arbitri Jorgji akordon penallti për Partizanin. Mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Partizani kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Torasa, në fushë Bonifejs.

76′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kalaja, në fushë Pepa.

73′ Mazrekaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi kontrollohet pa problem nga Selimaj.

bardhi

65′ Bardhi tenton me një goditje nga hyrja e zonës dhe topi merr hark në lartësi duke e bërë të pamundur për Selimajn ta ndalojë nga futja në rrjetë. Barazohen shifrat.

59′ Tafili kroson nga e djathta dhe Bakaj godet rrezikshëm me kokë, por Hoxha edhe pse me vështirësi arrin të kontrollojë topin.

55′ Selimaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

52′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë.

46′ Partizani kryen dy zëvendësime të menjëhershme. Largohen Cetkoviç dhe Kalari, në fushë Mazrekaj dhe Bardhi.

46′ Fillon pjesa e dytë. Partizani luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

40′ Bardulla ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

bakaj

35′ Vllaznia kalon në avantazh falë Elis Bakajt i cili godet një top nga hyrja e zonës dhe devijimi i Malotës e çon atë në portën e Alban Hoxhës.

25′ Megjithëse Partizani shfaqet më këmbëngulës, duhet pritur ende për rastin e parë të rrezikshëm në këtë ndeshje.

15′ Vazhdon të zhvillohet një lojë e qetë dhe pa raste të rrezikshme.

7′ Kalojnë në qetësi minutat e para të lojës teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

1’ Fillon ndeshja. Vllaznia luan topin e parë.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Ibrahimi, Malota, Kalari (Bardhi 46′), Vila, Batha, Torasa (Bonifejs 78′), Cetkoviç (Mazrekaj 46′), Trashi, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Tafili, Krymi, Bardulla, Kalaja (Pepa 76′), Bakaj, Shtubina
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Bardulla 40′, Selimaj 55′, Bicaj 88′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura