Partizani tenton goditjen e bujshme, kërkon të huazojë sulmuesin e Milanit (VIDEO)

Jun 28, 2022 | 10:12
SHPËRNDAJE

Partizani është hedhur e gjitha në merkato për të përforcuar skuadrën në vigjilje të ndeshjes në Ligën e Konferencës ndaj Saburtalos, por edhe të edicionit të ri trë Kategorisë Superiore.

LUAN KAPANI 1

Së fundmi “TuttoMercatoWeb” ka raportuar se Partizani është në ndjekje të sulmuesit të Milanit, Luan Kapani, teksa të kuqtë e duan në formulën e huazimit.

22-vjeçari brazilian, i cili është në pronësinë e kuqezinjve nga Milano, ka qenë huazuar në shumë skuadra ku së fundmi ka qenë pjesë e Grosetos në Serinë C.

Në sezonin e kaluar braziliani me fanellën e skuadrës së Grosetos është aktivizuar në kampionat në 11 ndeshje duke shënuar 2 gola.

Më parë Kapani ka mbajtur veshur edhe fanellat e Viterbezes, Rasing Santanderit, Lacios dhe Flamengos.

SKEDA E LOJTARIT –

1

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura