Partizani-Skënderbeu, çmime fantastike për një stadium plot…

Nov 23, 2017 | 17:17
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për kryendeshjen e javës së 12-të mes Partizanit dhe Skënderbeu, të cilat do të dalin në treg ditën e shtunë. Ajo që bie në sy janë çmimet e arsyeshme të vendosur nga klubi kryeqytetas për të pasur një pjesmarrje sa më të lartë të tifozëve.

Partizani

Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 1000 lek dhe bëhet fjalë për në tribunat qëndrore A1, A2 dhe B1, B2. Ndërsa çdo tribunë tjetër do të kushtojë 300 lek. Në dispozicion të tifozëve të Skënderbeut do të jenë vetëm tribunat H1 dhe H2.

Partizani

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE 
FK PARTIZANI – KF SKENDERBEU E HENE ORA 17:00

Ju njoftojmë se për këtë përballje të rëndësishme klubi ka vendosur të ofroj çmime të arsyeshme për të patur një pjesmarrje sa më të madhe të tifozerisë në mbështetje të ekipit.

Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1 , A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek

Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E, F,G1,G2

Tifozeria mike nga Korça do të ketë në dispozicion Tribunat H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. 
#PërjetMeTyPartizan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura