Partizani shmangu gjobën e majme, klubi kosovar konfirmon lajmin e “Panorama Sport” për sulmuesin nigerian

May 21, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Presidenti i klubit Trepça ’89 Abedin Zeka konfirmoi lajmin e “Panorama Sport” se “minatorët” janë gjobitur për çështjen e ish-futbollistit të Skënderbeut Matjë Bonifas, i cili u huazua për 6 muaj te Trepça ’89 në sezonin 2016-2017.
abedin-zeka

Zeka theksoi për “Gazetën Olle” klubi i tij është gjobitur 43 mijë euro, jo 400 mijë euro nga FIFA, siç pretendohej në disa media.

“Dënimi ka ardhur në adresë të klubit dhe bëhet fjalë për rreth 43 mijë euro dhe jo 400 mijë sa ka dalë në media. Ne kemi angazhuar avokatin për këtë çështje, i cili po merret tashmë me çështjen në FIFA. Futbollisti për të cilin bëhet fjalë, ka ardhur te ne nga një vend si Qipro që nuk e njeh panvarësinë e Kosovës, dhe futbollisti është regjistuar në Federatë sipas sistemit TMS, prandaj çdo gjë është bërë sipas rregullave. Do të thotë futbollisti te ne ka ardhur pa kontratë”, bëri me dije presidenti i klubit Abedin Zeka.
Boniface
Klubi qipriot Aris Limasol paditi Partizanin me pretendimin se lojtari nigerian ishte aktivizuar pa lejen e tyre. Bonifejs erdhi nga Trepça ’89 te Partizani, ndërsa 26-vjeçari u aktivizua edhe me Skënderbeun, por klubi korçar nuk e bleu pasi Bonifejs nuk bindi me paraqitjet e tij në fushë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura