Partizani në hall, ylli ekipit kërkon largimin

May 30, 2018 | 10:01
SHPËRNDAJE

Partizani ka nisur pushimet që pas ndeshjes me Kamzën. Kjo vlen vetëm për lojtarët, pasi drejtuesit janë në kulmin e punës për formatimin e grupit të sezonit të ri. Në merkaton e verës të kuqtë pritet t’i nënshtrohen një revolucioni të madh, ku do të ketë largime, mosrinovime, afrime, por edhe ndonjë element mund të shitet. Partizani ka nevojë për përforcime në çdo repart dhe për këtë gjë drejtuesit kanë nisur shqyrtimin e alternativave.

asani2

Prioritet mbetet gjetja e një mbrojtësi të majtë, pasi dy lojtarët që kanë luajtur në këtë pozicion në sezonin e fundit pritet të largohen. Renaldo Kalarit i përfundon kontrata dhe klubi nuk i ka ofruar rinovimin. Një vit më parë, Blerim Kotobelli ishte përforcimi i parë “demave” në merkato dhe erdhi si alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes. Kotobelli firmosi kontratë 1+1, por klubi e ka lënë të lirë 25- vjeçarin, duke mos i ofruar rinovimin e kontratës. Për momentin vetëm Lorenc Trashi shikohet si alternativë si mbrojtës i majtë, por në ekip është edhe 18-vjeçari Senad Hysenaj. Gledi Mici është përfolur si një mundësi për të plotësuar këtë boshllëk. Jasir Asani- Drejtuesit e kuq mendojnë të bëjnë lëvizje të studiuara në këtë merkato, ku përveç afrimeve synohet që ndonjë lojtar të dalë në shitje.

asani tifozet

Për momentin më i mundshmi për t’u shitur është Jasir Asani, ndonëse të kuqtë kërkojnë ta mbajnë. Sulmuesi nga Shkupi firmosi kontratë katërvjeçare me të kuqtë para një viti, por ka një klauzolë prej 400 mijë eurosh që e lë të hapur largimin e tij. Sipas zërave të merkatos, por edhe të lojtarit, mësohet se Asani kërkon të provojë një aventurë të re. Është përfolur se ka oferta nga klube lindore, por e ardhmja e tij është në dorë të presidentit Gaz Demi, nëse ofertat janë më të ulëta sesa klauzola që e liron automatikisht. Shumë shpejt pritet të mësohet destinacioni i ri i Jasir Asanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura