Partizani merr kohë për trajnerin e ri, ja kush e drejton skuadrën në Durrës

Dec 15, 2019 | 15:10
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Partizanit nuk duan të nxitohen për trajnerin e ri. Edhe pse Orges Shehi mbetet favorit për stolin e kuq, klubi ka vendosur që dy ndeshjet e mbetura për këtë vit të drejtohen provizorisht nga Renaldo Kalari dhe Genc Tomorri.

genc

Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të sigurta në klub. Të mërkurën Partizani luan në transfertë me Teutën, ndërsa më pas pret Vllazninë në kryeqytet. Drejtuesit kanë vendosur që në ndihmë të Kalarit të jetë Genc Tomorri si pjesë e padiskutueshme e klubit për shumë dekada.kalari

Sot Tomorri me Kalarin do të drejtojnë seancën e parë të skuadrës në Pezë, ndërsa si pjesë e stafit do të jetë edhe përgatitësi atletik, Korado Sakone, i larguar tre muaj më parë pas përplasjeve me ish-trajnerin Franko Lerda.

Ilir Cara

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura