Partizani i ka bërë dalje, por shikoni me kë stërvitet mesfushori Romero

Feb 18, 2020 | 8:23
SHPËRNDAJE

Situata te Partizani nuk ka të ngjarë me atë të një viti më parë. Futbollistë me shumë pritshmëri që nuk kanë treguar për çfarë janë afruar dhe për pasojë, shpesh janë transmetuar edhe në atmosferën e përgjithshme të ekipit dhe më pas te rezultatet. Aristoteles Romero u dërgua te skuadra B në formë ndëshkimi, teksa trajneri Sormani e justifikoi me faktin se lojtari nuk ka përgatitjen e duhur fizike për të qenë pjesë e skuadrës së parë të kampionëve në fuqi.romero partizani

Mesfushori, krahas stërvitjeve me ekipin B, në rrjetet sociale ka ndarë foto dhe video nga puna ekstra që bën në banesën e tij. “Stërvitje me 51 kilogram”, ka shkruar Romero në rrjetet sociale, duke ndarë momente kur me të fejuarën e tij mbi shpinë, bën ushtrime fizike. Gjatë aktivizimeve me skuadrën B, Romero ka shënuar gol në javën e fundit. Venezuelasi po bën të pamundurën të kthehet tek ekipi i parë, nga ku është dëbuar nga trajneri Sormani.rom

SHLYERJA E GJOBËS – Presidenti Gaz Demi, menjëherë pas humbjes turpëruese në Lezhë, mori situatën në kontroll dhe ua bëri të qartë lojtarëve pikëpamjet e tij për vazhdimësinë e skuadrës. Ndonëse Besëlidhja i mundi 3-0, presidenti konfirmoi trajnerin Sormani dhe ua bëri të qartë futbollistëve se projekti me trajnerin italian do të shkojë deri në fund dhe për situatën e krijuar i gjobiti të gjithë me një rrogë mujore.

Arritja e fitoreve radhazi dhe kualifikimi në Kupë shikoheshin si një mundësi për “demat” që të hiqnin gjobën. Ndonëse fituan në ndeshjen e kthimit, 3-1 ndaj lezhjanëve, Partizani u eliminua në Kupë duke hequr një mundësi për ekipin për të shlyer gjobën. Por, pas suksesit bindës në transfertën e Laçit, sërish është ndezur një dritë jeshile që “demat” ta heqin gjobën. Nëse ekipi fiton edhe dy ndeshjet e radhës në kampionat, që përkon edhe me mbylljen e muajit shkurt, ndaj Bylisit dhe derbin me Tiranën, parashikohet që presidenti Demi të ndryshojë mendje. Presidenti i të kuqve në përgjithësi nuk është shquar për gjoba, por për mbështetjen e skuadrës.partizani

Ndaj 6 pikë në dy ndeshjet e radhës do të bënin që ekipi të marrë edhe rrogën e shkurtit, e cila është deklaruar si gjobë. “Demat” kanë reaguar pas shkundjes që presidenti i bëri ekipit pas turpërimit në Lezhë, pasi kanë arritur 3 fitore në kampionat dhe një në Kupë, me 11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Me fitoret ndaj Bylisit dhe në derbi ndaj Tiranës, Partizani do të hynte fuqishëm në garë për titull, por edhe ekipi do të mbushte xhepin.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura