Partizani e kthen në tenis, Gega bën surpriza me formacionin

Aug 4, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Partizani zhvilloi ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Peqinit, ndeshjen miqësore me ekipin e Tomorit, ku fitoi edhe me një rezultat tenistik. Të kuqtë fituan me shifrat e thella 6-1, ku të gjithë golat u shënuan nga lojtarë të ndryshëm.

partizani tomori

Trajneri Gega e nisi takimin me të gjithë lojtarë të rinj, dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku autor i golit ishte sulmuesi Daci, që në minutën e parë. Më pas, në të dytën, me hedhjen në fushë të të gjithë lojtarëve titullarë, “demat” shënuan 5 herë të tjera. Autorë të golave ishin Progni në të 46-tën, Gojkoviç në minutën e 52-të, Hila dy minuta më pas, një autogol në të 87-tën dhe Trashi në minutën e 90-të.

Formacioni pjesën e parë: Xhika, Lala, Bitri, Shaqiri, Hysenaj, Kodra, Statovci, Hanry, Zhdrella, Bardhi, Daci.

Formacioni pjesën e dytë: Hoxha, Atanda, Gojkoviç, Kalari, Ibrahimi , Hila, Mala, Telushi, Trashi, Progni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura