Partia Demokratike mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, ja çfarë pritet të diskutohet

Aug 25, 2021 | 18:31
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike të hënën në orën 18:00 do të mbledhë Këshillin e ri Kombëtar.

Selia-e-PD-770x359

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në njoftimin e tij, institucioni më i lartë vendimmarrës i PD-së do ketë si rend dite konstituimin e Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
  2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
  3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
  4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura